Autosugjestionimi i "të majtëve": Liria e protestës erdhi me Edi Ramën

Postuar në 13 Dhjetor, 2018 23:40

Sot në emisionin “Open” në Top-Channel ka qenë i ftuar ish-kryeministri Sali Berisha. Në një prej fragmenteve të tij, Berisha është pyetur edhe për protestën e dikurshme të socialistëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dëshmi unike e histerisë kolektive kjo. Berisha është tallur duke përsëritur atë që ka thënë edhe kur ishte kryeminstër se në kohën e kësaj greve ai nuk ikte nga zyra pa u siguruar se biftekët dhe picat ishin dorëzuar në rregull.

Siguria e tyre ishte e para për mua

ka vijuar ai.

Kjo çështje ka hapur një tjetër, sigurinë e protestave mes dy qeverive. Gazetari i Top-Channel, Alban Dudushi dhe një mbrojtës i hapur i Edi Ramës prej vitesh ka deklaruar se studentët protestojnë sot në këtë formë edhe për shkak se ata ndihen të lirë ta bëjnë këtë. Duke aluduar se në kohën e qeverisë Berisha kishte intimidime. Ish-kryeministri është përgjigjur se në kohën kur ai qeveriste Edi Rama ka orgainzuar 1753 protesta, shifër kjo që flet për një opozitar që duket se ka në zemër vetëm mëmëdhenë.

Vërejtja e Dudushit ysht edhe njëherë në mënyrë akritike dhe në formë militanteske një të pavërtetë. Dhe e pavërteta mbyt çdo besueshmëri. Dudushi vetë ose ndonjë prej gazetarëve të Top-Channel nuk është parë në ndonjë protestë – ndonëse mund ta kemi gabim - por të thuash se në kohën e qeverisë Berisha nuk kishte liri proteste kjo është e pavërtetë. Presione të administratës janë prezente edhe sot e gjithë ditën. Vetë kryeministri foli për dekanë dhe rektorë milionerë. Çfarë vjen me këtë para përveç se arrogancës?

Nga ana tjetër liritë në Shqipëri nuk janë përmirësuar. Edhe ato në media. Nëse kryeministri sot rend pas paketës antishpifje ndaj portaleve në fokus, e bën këtë sepse televizionet si ky ku punon gazetari në fjalë i ka futur në astarin e xhepave të vet. Dhe kjo u pa edhe më këtë protestë. Dhe është kjo shitje periodike e këtyre mediave “kombëtare” që edhe reagimet gjenuine si kjo protestë e fundit tentojjë t’i fusin në burgun e depresionit përmes formave të ndryshme të manipulimit. Dhe formë manipulimi është edhe akuza se liria erdhi me socialistët. Krejt ndryshe qëndron puna. Hajdutëria në shkallë industriale erdhi me socialistët që kanë blerë edhe opozitën pasi mediave kryesore u diktojnë edhe edicionin e lajmeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.