Francë, fiton protesta
Kryeministri francez Edouard Philippe ka deklaruar sot se do të bëjë lëshime për protestuesit. Mediat franceze njoftojnë se qeveria franceze do konsiderojë kërkesat e protestuesve që njihen si Jelekët e Verdhë të cilët kundërshtojnë rritjen e taksës së karburanteve që hyn në fuqi në muajin janar.
Arritja e parë e protestuesve erdhi pas më shumë se dy javë protestash të përditshme nga qytetarët të cilët ishin me mijëra. Arrestimet vetëm të shtunën ishin 412, plagosjet po ashtu disa qindra. Macron u shfaq në një drekë me policiët që janë angazhuar me kontrollin e protestave dhe ka heshtur deri më tani. Mediat raportojnë se ai ka shtyrë një vizitë për në Serbi, ndërkohë që burimet qeveritare thonë se prenotimet për hotele kanë rënë me 15-20%.
Një protestë e suksesshme që duket se ka shumë faktorë. Prej saj kanë dalë thirrje antiqeveritare, por edhe kërkesa për pensionet duke evidentuar se problemet në Francë janë serioze. Duhet thënë se protesta pati jehonë dhe me të u solidarizuan dhe shumë shkolla anembanë vendit.
Add new comment