Xudhia e radhës, njoftohet krijimi i Policisë kundër bezdisjes

Postuar në 24 Nëntor, 2018 12:40

Ditët ikin dhe ideja se kjo qeveri nuk ka lidhje me qeverisjen sa vjen e përforcohet. Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot idenë më të re të tij: krijimin e një force policiore superspeciale. 
Të vihen re epitetet mbitheksuese: superspeciale, që po do të na paralajmërojë për diçka jashtë rregullit. 

Do çojmë në Parlament projektin për krijimin e një force superspeciale që do të merret më të gjithë ata që janë bezdi për komunitetet, që kanë precedentë kriminalë, mbi të cilët duhet të ushtrohet përditë presioni parandalues i Policisë së Shtetit. Duhet të finalizojmë diskutimin për xhandarmërinë për të marrë vendim përfudimtar nëse po apo nëse jo

tha Edi Rama. 

Nuk dihet nga buron ky lexim që e çon kryeministrin e një vendi të kërkojë zgjidhje policore aty ka ku ka nevojë për zgjidhje ekonomike dhe sociale. Polici të fortë pati edhe regjimi i Enver Hoxhës, madje me aftësi operative jo të këqija. Por në fund Shqiëpria e tij ishte një vend me kultin e të fortit, e rrugës si domen ekskuluzivisht mashkullor. 

Polici shumë të aftë ka edhe një vend demokratik si Italia, por në fund të fundit kultura e pizzos, raketimit, mafies nuk shkulet ndryshe veçse me ristrukturim ekonomik. 

Policia kundër bezdisjes në komunitet do degradojë në polici që sillet si më e forta mes të fortëve në një vend ku në fund nuk dënohet kush dhe kur për vrasje spektakolare, “hetimet vazhdojnë me vite”. Dikush duhet t’ia kujtojë këtij njeriu – me takt kuptohet se mos imprishet sevdaja me nismat e veta – se kjo nuk është zgjidhje dhe se një prezencë e shtuar policore në komunitet do provokojë animozitet dhe përplasje. Do të mjaftonte funksionalizimi i gjykatave dhe funksionimi sipas ligjit i bandës aktuale që është Policia e Shtetit e cila bën presion për ndryshim dëshmish në rajone. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kjo do te quhet policia ekstra-super-ultra speciale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.