Radhën pas Shullazit e ka Saimir Tahiri. Prokuroria nis hetimet, ish-ministri ndihmoi Gruevskin të kalonte nga Shqipëria

Postuar në 15 Nëntor, 2018 16:55

Merr përgjigje pyetja e ambasadës së SHBA se : Kush e ka radën pas Emiljano Shullazit që të dënohet. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme  bëjnë me dije për redaksinë e “Të Kripura” se kalimi i Nikolla Gruevskit nga Tirana drejt Hungarisë është bërë me ndihmën e Sajmir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Ndaj radha i vjen pikërisht atij. 

Si një person nën akuzë penale dhe nën hetim, Tahiri, që kalonte dikur kufirin me audin e famshëm, ka ofruar ndihmën e vet për ish-kryeministrin maqedonas që siç raportohet ka kaluar nga Hani I Hotit me pasaportë false.

Prokuroria duket se ka zgjeruar dosjen hetimore për Tahirin që po shpresonte të mbyllte belanë e hapur në Katania me Habilajt, por po gjen belanë nga lindja, për shkak të implikimit me çështjen e Gruevskit. Burimet shtojnë se pyetja e ambasadës amerikane se “kush e ka radhën pas Shullazit”, lidhet pikërisht me Tahirin për rolin e tij në arratisjen e Gruevskit, i njohur si antiamerikan. Duket se qeveria e z. Rama ndodhet në pozitë të vështirë dhe do të duhet të distancohet nga ish-ministri  vet që thuhet se ishantazhon me disa dosje.

Shaptilografisti

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.