Nga zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në zv. ministër të Brendshëm
Sandër Lleshi është caktuar sot në detyrën e zv.ministrit rë Brendshëm pasi Parlamenti votoi dekretin e Presidentit të Republikës për shkarkimin e Fatmir Xhafajt.
Lleshi do të drejtojë de facto Ministrinë e Brendshme, por jo si titullar i saj për shkak se Presidenti refuzoi dekretimin e tij për arsye që janë lënë të kuptohen se kanë të bëjnë me sigurinë, por që nuk janë përcjellë qartësisht dhe zyrtarisht. Po kështu Parlamenti ka shmangur thirrjen në seancë dëgjimore informuese të përfaqësuesve të Presidencës, sipas sugjerimit të kreut të Shtetit.
Situata ka edhe ironinë e vet. Lleshi ka qenë zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe sot arrin vetëm në detyrën e zv.ministrit të Brendshëm, i ndjekur nga fati apo syri I keq për të qenë përherë i dyti.
Add new comment