Fatmir Xhafa dorëzohet, Forca e Maliqit mbi Forcën e Ligjit

Postuar në 27 Tetor, 2018 09:21

Fatmir Xhafa ikën nga ministër i Brendshëm  me një vendim suprizë të orëve të fundit. Formalisht ai ka paraqitur dorëheqjen pranë kryeministrit, i cili ka njoftuar në rrjetet sociale largimin e ministrit të Brendshëm.

Xhafaj ka qenë prej kohësh në qendër të sulmeve të opozitës për përfshirjen e vëllait të tij në trafik droge, akuzë për të cilën Prokuroria ka nisur një hetim. Dorëheqja vjen fill pas operacionit "Volvo 4" ku u vunë në pranga dy ish-depuetë socialistë si dhe u ekspozua në pergjime kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako. Nuk dihet nëse ky largim i Xhafës ka lidhje me tensionet e brendshme që ka krijuar ky operacion. Piképyetjet që lindin janë të mëdha pasi largimi i Xhafës vjen në një moment që lufta kundër kriminalitetit ishte ashpërsuar. Dorëheqja e tij ngjan të jetë pasojë më shumë e përplasjes me kryeministrin sesa nga presionit i opozitës.

Vetë Rama ka njoftuarme nje fjali ne rrjetet sociale se e ka pranuar kete doreheqje dhe e ka falenderuar per kontributin. “Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar”- shkruan Rama teksa njofton doreheqjen e tij. Kryeministri nuk ka vonuar dhe ka propozuar si ministër të Bremdshëm, këshilltarin e tij për Mbrojtjen Sandër Lleshi.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.