Nuk ka fund saga e drejtorëve "që po na nxjerrin bojën"
Jam i vetëdijshëm që në në çdo qark, çdo rreth, në çdo bashki ka drejtorë që po na nxjerrin bojën
Kshtu shprehej kryeministri në maj të vitit 2015 gjatë një mbledhjeje me zyrtarë të administratës në Shkodër. Asokohe ky material rrodhi si audiopërgjim dhe as u mohua ndonjëherë nga Edi Rama.
Sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, z. Rama përsërit të njëjtën akuzë:
Kemi ca drejtorë legenë që po na nxijnë fytyrën me korrupsion e keqmenaxhim
Të paktën kështu raportojnë një pjesë e mediave kryeministrin. Kanë kaluar 3 vjet e gjysmë dhe problemi mbetet i njëjtë. Drejtorët e pushtetit po trashin dhjamin e pasurisë së tyre, duke minuar frymën e reformave që shtyhet nga Lart. Në thelb, njohja e problemit është gjë e mirë, por paaftësia për ta korrigjuar atë është shumë shqetësuese. Drejtorët kanë emra, kanë përgjegjësi direkte dhe nxjerrja e bojës, në fakt është direktivë që duhet të çojë në ndjekje penale.
Add new comment