Rilindjen e kërcënojnë por nuk bëzan
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe ankohej dje në rrjetet e sociale se e kërcënojnë nga burgu për shkaqe të ndryshimeve ligjore me bixhozin. Sot këtë ankesë e ka përsëritur kryeministri Edi Rama që tha në Parlament:
Jam shumë i keqardhur që një pjesë e deputetëve, dhe posaçërisht deputetët e Komisionit të Financave dhe të Ekonomisë, janë kthyer në një shënjestër të e një sulmi vulgar, të orkestruar nga burgu 313
Përkundrejt këtij lloj pushteti që sillet si viktimë, kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili, ka kërkuar që çështja të adresohet në Prokurori:
Këta të Rilindjes janë të gatshëm të denoncojnë çdo shpifje të pretenduar nga ata si e tillë, por jo kërcënimet e pretenduara nga mbështetësit e basteve. Pse nuk i dërgojnë në prokurori? Ç'frikë i ndal? Nëse nuk i çojnë është e qartë, që gënjejnë. Si gjithmonë...
shkruan Vasili. Dhe vërtet kjo pyetje është shumë e rëndësishme sot: Pse nuk bëhet kallëzim nga këta viktima të kërcënimeve? Si mund të kesh besim te garancitë e këtyre kur vetë ankohen lart e poshtë?
Pak ditë më parë në media doli edhe një lajm për një të afërm të një ministri të qeverisë Rama që ka patur problema serioze me njerëz të inkriminuar, të cilat nuk janë referuar në organin e akuzës. Çfarë lloj shteti mund të quhet ky?
Add new comment