Basha i kundërvihet Veliajt me Tabakun
Partia Demokratike shpërndau një metarial për një takim të deputetes Jorida Tabaku me banorë të gjashtë fshatrave në rrethinat e Tiranës.
Pa mohuar problematikat që ka periferia e kryeqytetit, për të cilat kryebashkiaku aktual nuk flet fare, njoftimi që iu është shpërndarë mediave për vizitën e zonjës Tabaku i ngjan një material propagandistik.
Më shumë se hallet e fshatarëve të Qinamit, Kasallës, Çekrezit, Kallmetit, Orit dhe Rradheshit PD duket se ka lanncuar për testim modelin që i kundërvihet kryetarit aktual të Bashkisë.
Pra me pak fjalë denoncimin e një tjetër realiteti nga ai që prezanton zoti Veliaj. Dalja e zonjës Tabaku në periferinë e Tiranës ndoshta projekton një përballje mes saj dhe zotit Veliaj në zgjedhjet lokale të vitit që vjen. Është herët për të folur për kandidatura, por spekulimi është legjitim për sa kohë në turin e takimit me problematikat e Tiranës nuk është ngatërruar ndonjë tjetër figurë e Partisë Demokratike.
Add new comment