Prishi Teatrin, stadiumin, Gardën, mori edhe kullat dhe tani shpall sërish Qendrën Historike të Tiranës
Pasi miratoi ligjin e prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin aty të 6 kullave në pronë publike dhe pasi shkatërroi sheshin “Skënderbej”, kryeministri ka vendosur të shpallë qendrën historike të Tiranës dhe zonën mbrojtëse të saj.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë dhe ai formalisht është propozuar nga kukulla - ministre e Kulturës.
Grotesku i kësaj qeverie të paaftë nuk ka të sosur. Qeveria vetëm vitin e kaluar, konkretisht në muajin prill miratoi një vendim për zonën historike të cilën e rrudhte me disa ha. Dhe me atë vendim justifikohet edhe kazma mbi Teatrin. Zoti Rama tashmë që në Tiranë janë dhënë nja 450 leje ndërtimi, e pasi vuri dorë aty ku deshi, edhe brenda stadiumit kombëtar, po thotë: ja çfarë është historike në Tiranë.
Do duhet parë harta, por këto akte administrative flasin më mirë se çfarëdo për atë që është qeveria dhe qeverisja e këtij vendi. Me këtë logjikë ndoshta dikur, kur dikush të thotë, edhe i pirë, se Teatri Kombëtar ka qenë vlerë historike, mund të burgoset për shpifje. Sepse paranoja me etikën historikisht shpjegohet me frikën nga zullumet që duhen të mos përfliten.
Comments
He mos u merzit tani o
Add new comment