Tjetër Pallat për "Sulltanin" Erdogan
Vetëm me një pallat mund të krahasohet kompleksi rezidencal që po ndërtohet për presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në gjirin Oklouk në detin Marmara, sipas një raporti të Cumhuriyet.
Sipas gazetës turke, edhe pse pallati presidencial me 1.150 dhoma i Erdogan në Ankara ka qenë objekt polemikash në tre vitet e fundit për shkak të luksit, Presidenti nuk hezitoi të urdhërojë ndërtimin e një pallati tjetër pushimesh.
Raporti thekson se në gjirin Oklouk ka patur një ndërtesë me katër dhoma që prej presidencës së Turgut Ozal dhe se kishte një plan për të rinovuar bujtinën, por askush nuk e avancoi projektin. Së fundmi, planet e rinovimit u anuluan pas një vendimi nga Presidenca për të ndërtuar një kompleks të ri.
Faqja e internetit të Presidencës theksonte se Gjiri i Oklouk është një hapësirë e gjelbër e kategorisë 1 ku ndërtimi nuk lejohet, por ky informacion tani është zhdukur nga faqja.
Partia Republikane beson se ndërtimi i një pallati veror në këtë gji është i paligjshëm dhe shkatërron mjedisin. Struktura përfshijnë edhe tre plazhe artificiale në gjysmëhënës. Për krijimin e plazheve 120,000 ton rërë do të transportohen nga zona e Chili, me kritikët e Erdoganit që e fajësojnë atë për shkatërrimin e ekosistemit. Buxheti për vetëm pjesën e plazheve artificiale është 30 milionë lira turke (rreth 6 milionë euro).
Kostoja totale e pallatit veror mbetet e panjohur, ndërsa vetëm kostoja e sistemit të kondicionimit shkon në rreth 900,000 euro.
Add new comment