Kush është biznesmeni që është qëlluar me armë për të cilin foli Lulzim Basha?

Postuar në 31 Gusht, 2018 01:26

Dje kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për situatën e rëndë që sipas tij është krijuar nga krimi në vend. Në një deklaratë për shtyp ndër të tjera, Basha tha: 

Falë bashkëqeverisjes me Edi Ramën, krimi kontrollon kupolën e policisë dhe Ministrinë e Brendshme.
Prej bashkëqeverisjes  së Edi Ramës, me krimin, sot Shqipëria nuk ka polici, nuk ka prokurori, nuk ka gjykata.
Prandaj shantazhohen gjyqtarë, qëllohen me armë gazetarë, qëllohen me armë biznesmenë, dhunohen, përdhunohen e grabiten qytetarë nga shtëpitë e tyre

Për të gjitha akuzat ka një korrespondencë të publikimit në media. Përveç akuzës së atentateve me armë ndaj biznesmenë. Z. Basha duhet ndoshta të zbardhë edhe për publikun atë që di: cili është biznesmeni që është qëlluar me armë aq sa kjo çështje të bëhet pjesë e axhendës politike të opozitës. Ky është detyrim minimal i opozitës në një vend sipas tij dominohet nga krimi.

Comments

Submitted by anonimi (not verified) on

Samir Mane te Padami dhe ne Prishtine: dy here atentat. Edhe ju e dini, ndryshe sdo jua kishte vra veshin deklarata e Bashes

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.