Luftë informative në Siri, Moska: Do inskenohet sulm kimik në Idlib
Ambasada e Rusisë në Tiranë ka shpërndarë sot në shqip një deklaratë të zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, sipas të cilit në Siri po përgatitet simulimi I një sulmi kimik. Konashenkov ka dhënë madje të dhëna konkrete për këtë sulm që sipas tij do të kryhet në Jis ash-Shugur, provinca e Idlib.
Për të inskenuar "një sulm kimik" në Jisr ash-Shugur (provinca e Idlib-it), terroristët e Tahrir al-Sham të lidhur me al-Nusra transportuan atje tetë kontejnerë të mbushur me klor. Pas dorëzimit ndaj luftëtarëve të grupit Hizb al-Islami al-Turkistani, kontejnerët janë çuar në fshatin Halluz pak kilometra larg Jisr ash-Shugur.
Gjithashtu në zonën e Jisr ash-Shugur ka mbërritur edhe një grup i posaçëm luftëtarësh të trajnuar për përdorimin e lëndëve helmuese nën drejtimin e kompanisë private ushtarake nga Britania e Madhe "Olive Group". Objektivi i tyre është të imitojnë shpëtimin e të lënduarve nga armët kimike nën petkun e organizatës famkeqe "Kaskat e Bardha".
Ky inskenim mund të përdoret si pretekst për sulmet e reja raketore të Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Britanisë së Madhe kundër objekteve ekonomike dhe shtetërore në Siri. Për të kryer një gjë të tillë, para pak ditësh në Gjirin Persik ka hyrë luftanija amerikane (shkatërruesi) The Sullivans e pajisur me 56 raketa tip "cruise". Po ashtu, në bazën ushtarake Al Udeid në Katar ka ardhur një bombardues strategjik B-1B i Forcave Ajrore të SHBA, i cili mban 24 raketa "criuse" AGM-158 JASSM të tipit ajër-tokë…
Këshilltari i Presidentit amerikan për sigurinë kombëtare John Bolton u shpreh pak kohë më parë: "...nëse regjimi sirian do të përdorë armë kimike, ne do t'i përgjigjemi shumë fort...". Çfarë tjetër mund të quhet kjo deklaratë përveç se thirrje këmbëngulëse ndaj terroristëve në Siri për të organizuar sulme të reja kimike?
është shprehur ai. Ndërkohë që Moska shpërndan këto informacione një tjetër minikrizë po konsumohet mes saj dhe Ankarasë për situatën në Idlib për të cilën sot, ministri i Jashtëm turk, Cavusoglu ka përjashtuar konfrontimin ushtarak që e quajti katastrofik. Mediat turke madje sot kanë folur për oferta nga pala ruse. Situata në Siri ka njohur një qetësim relativ qëkurse Rusia detyroi pak javë më parë Iranin të tërheqë forcat e veta nga kufiri me Izraelin.
Add new comment