Ndarja e Kosovës, pazar i mbyllur. Vuçiç njofton takimin me Hashim Thaçin dhe Edi Ramën
Tirana zyrtare ka një rol të vetin në idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo është lënë të kuptohet nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili gjatë një prononcimi për mediat tha se në eventualitetin e një marrëveshjeje me shqiptarët, të gjithë do të humbasin diçka.
Le të presim për rezultatet dhe të shohim se kush fitoi e kush humbi. Ne duhet të kuptojmë se pas një marrëveshjeje të mundshme me shqiptarët, të gjithë do të humbasin diçka
tha Vuçiç.
Ai ka shtuar se së shpejti, në ditët në vijim do të takohet me Hashim Thaçin dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, çka nënkupton se pazari i ndarjes kalon nga këta persona, ndërkohë që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duket se është me pushime në detyrë. Lëvizja e Tiranës në këtë drejtim përbën zhvillim esencial në politikën e jashtme të Shqipërisë, për të cilën nuk flitet dhe nuk pyetet kush dhe është kjo arsyeja që Presidenca shqiptare duhet të ketë një zë në këtë kuadër. Vetëm dje, ministri I Jashtëm Ditmir Bushati priti përfaqësues të Luginës së Preshevës në tëcilin deklaroi se ideja e ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve është e padobishme, ndërkohë që sot Vuçiç njofton se pazarin e ka mbyllur me Hashim Thaçin dhe Edi Ramën. Shqiptarëve nuk u mbetet veçse të duartrokasin zgjidhjen e liderit të Ballkanit.
Add new comment