Policia greke sqaron lirimin e Edmond Begos
Autoritetet greke kanë sqaruar lirimin e biznesmenit, Edmond Bego, i arrestuar 6 ditë më parë nga policia e shtetit fqinj teksa po kthehej në Shqipëri nga pika kufitare e Qafë Botës.
Sipas Policisë Greke 48-vjeçari u arrestua në bazë të një urdhëri ndërkombëtar arresti të lëshuar nga autoritetet italiane në vitin 2009 pas dënimit me 11 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge.
Policia greke ka liruar Begon pasi u informua nga letërkëmbimi me autoritetet italiane se 49-vjeçari kishte vuajtur dënimin në Shqipëri.
Bego u arrestua në Shqipëri në vitin 2009 dhe një vit më vonë Gjykata e Lartë në Tiranë i njohu dënimin, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite e 4 muaj burg. 49-vjeçari vuajë vetëm 1 vit e 11 muaj burg pasi pjesa e mbetur iu konvertua në punë të detyrueshme. Pas arerstimit nga policia greke opozita akuzoi socialistët për mbrojtje politike për shkak të miqësisë së Begos me Taulant Ballën, i cili nuk mohoi njohjen me Edmond Begon.
Add new comment