Parashuta pa kuptim dhe premtime për aeroporte
Ministrat e kanë bërë praktikë tashme dhe nuk kanë asnjë ndrojtje për të furnizuar redaksitë e lajmeve me materiale video dhe audio për punën e shkëlqyer që po bëjnë në mbështetje të projekteve të zhvillimit.
Më ekzemplarët janë dy, përveç Erion Veliajt, Blendi Klosi dhe Damian Gjiknuri. Ky i fundit qëllimisht ose jo del me të njëjtën bluzë në videoregjistrimet që raportohen në ditë të ndryshme, por që mesa duket filmohen brenda një dite. Një mikrofon në dorë, një kamera që ka vetëm një objekiv , një burokrat që shoqëron ministrin dhe lajmi për popullin e sajua, si ky që përcolli Gjiknuri nga Saranda. Ndërtimin me Partneritet Publik Privat të aeroportit të Sarandës.
"Pra më shumë linja transporti me Kofuzin, pse jo në të ardhmen e afërt edhe një aeroport në Sarandë. Shpresojmë që me partneritet të huaj, të kemi mundësinë të ngremë një aeroport turistik në Sarandë. Ne po punojmë, Saranda e ka këtë mundësi dhe do të ofrojë një ekonomi shkalle të tillë që ta justifikojë bërjen e një aeroporti raturistik. Zgjatja e sezonit turistik do të mund të krijojë mundësinë për të gjetur edhe fuqi punëtore më të përgatitur e cila të ofrojë shërbimet në këto zona"- deklaroi Gjiknuri në krah të deputetit të zonës Alket Hyseni, i denoncuar publikisht dhe i përfolur për grabitje pronash.
Përtej këtij fakti fanepsja në ekran e ministrit me një lajm që nuk thotë asgjë konkrete dhe një ditë pasi Departamenti i Shtetit kritikoi hapur mungesën e transparencës kontratat e Patneritetit Publik Privat është tallje dhe mungesë serioziteti. Ministri thotë se po punon për ndërtimin e një aeroporti në Sarandë ndërkohë që ka shumë paqartësi mbi negociatat për ndërtimin e aeroportit të Vlorës të promovuar me shumë zell nga kryeministri Rama, i cili kishte lajmëruar nisjen e punimeve në muajin qershor.
"100 milionë euro investim. 1000 të punësuar të përhershëm, super impakt ekonomik! Kemi kërkesën zyrtare për investimin e madh të aeroportit të ri kombëtar të Vlorës. Deri në qershor hapja e kantierit”-shkruante Rama në një postim në Janar të këtij viti.
Qershori kaloi dhe fakt është që punimet nuk kanë filluar, madje nuk dihet në çfazë janë negociatat me turqit që do të ndërtojnë aeroportin. Qeveria ngushëllohet me zakonin së në këtë vend çudia tre ditë zgjat dhe ato që thuhen harrohen shpejt.
Por çfarë po ndodh realisht me aeroportin e Vlorës askush nuk di ta thotë, as vetë kryeministri me berihain e të cilit tani do kishim parë avionë të fluturojnë në Vlorë. Si garanci për investimin na u prezantua qeveria turke dhe presidenti Erdogan, por mesa duket çështja ka ngecur. Kryeministri deri tani ka ecur pas fjalëve dhe ashtu si në rastin e Gjiknurit deri tani rezultojnë të jenë kafe e muhabet me ndonjë salep mbrapa.
Add new comment