Ministri mbron konçesionet: Me buxhet nuk ia dalim

Postuar në 31 Korrik, 2018 17:53

Dukshëm i pakënaqur nga përmbajtja e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve të Huaja në Shqipëri, ministri i Financave Arben Ahmetaj doli në një konferencë për shtyp ky pranoi defektet dhe problemet siç tha ai, por gjithsesi mbrojti praktikën e investimeve publike me formulën e Partneritetit Publik Privat, duke thënë se me buxhet qeveria e ka të pamundur të kryejë investime të këtyre përmasave.

“Ka një infrastrukturë që është e domosdoshme për vendin, nuk e bëjmë dot me burimet e buxhetit, ftojmë privatin për ta bërë dhe afrojmë rrugën nga 20 vjet që do të ishte e mundur, e kthejmë të mundshme në 1, 2 apo 3 vite menjëherë”- deklaroi Ahmetaj.

Megjithatë Ahmetaj tha se kryeministri kishte kërkuar që të amendohej ligji i PPP-ve për disa sektorë dhe për të hequr ofertat e pakërkuara në projektet që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore. Sfida sipas tij është të menaxhohen risqet dhe kontratat konçesionare, duke thënë se mundësitë që borxhi të shkojë në 65% janë reale. Ministri i dredhoi përgjigjes kur u pyet për kompani që janë favorizuar politikisht dhe foli për reformën në drejtësi që sipas tij do dekurajojë kurrupsionin dhe do jëtë një garanci për investimet e huaja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.