Tre ditë zie kombëtare
Zi kombëtare tri-ditore shpalli kryeministrit grek Alekis Tsipras pas zjarreve vdekjeprurëse që përfshinë periferisë e Athinës, duke theksuar se "asgjë dhe askush nuk do të harrohet" duke premtuar se asnjë qytetar nuk do të gjendet pa ndihmën e shtetit.
"Nuk ka fjalë për të përshkruar ndjenjat e të gjithëve. Vendi po jeton një tragjedi të rëndë. Dhjetra jetë njerëzore kanë humbur. Dhe kjo është e dhimbshme për të gjithë, më shumë për familjet që humbën të dashurit e tyre. Por edhe për ata që janë në pozita përgjegjësie. Për ata që kuptojnë se nuk ka asgjë më të çmuar se jeta njerëzore. Tani është koha e mobilizimit. Lufta për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet. Lufta për të mundur zjarrin. Gara me kohën për të gjetur personat e zhdukur. Dhe për të lehtësuar vuajtjet e atyre që vuajnë"-deklaroi Tsipras.
Shumë vende europiane o ofruan për ndihmë, por edhe Turqia e Iraeli, ndërsa ajo që ka provokuar më shumë ishte postimi në twitter i ish-ministrit të Jashëm, suedez Karl Bild.
Add new comment