Shqiptarët e Preshevës kërkojnë trajtimin e çështjes së tyre në dialogun Prishtinë-Beograd
Përfaqësues politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës kërkojnë që dialogu Serbi-Kosovë të përfshijë edhe këtë rajon. Agjencia serbe “B92” raporton për një deklaratë të Ragmi Mustafës për televizionin T7, përmes të cilës ai ka kërkuar që delegacioni Kosovar i drejtuar nga presidenti Hashim Thaçi të konsiderojë seriozisht përfshirjen në diskutime me Serbinqë në çështjes së Luginës së Preshevës.
Kryebashkiaku i Bujanovcit, Sahip Kamberi ka theksuar se
të drejtat e shqiptarëve të Preshevës janë shkelur prej vitesh, pavarësisht marrëveshjeve të arritura për t’i respektuar ato
ndërkohë që Asambleja e Këshilltarëve Shqiptarë nga të tri bashkitë e Luginës publikoi një deklaratë të përbashkët përmes së cilës kërkohet nga institutcionet e Kosovës dhe autoritetet e Beogradit që të përfshijnë në dialogun dypalësh, i mbikëqyrur nga BE-ja, trajtimin e statusit politik të shqiptarëve të Luginës. Ata kërkojnë që të drejtat e tyre të përfaqësohen nga Hashim Thaçi, ndonëse Lugina është pjesë e territorit shtetëror serb. Agjencia serbe komenton kërkesën si një paralele mes asajq ë kërkon Beogradi për serbët e Kosovës, ndërkohë që kujton se statusi u Thaçit në proces është kontestuar nga vetë shqiptarët e Kosovës.
Shfaqja e kërkesave shqiptare në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit e kushtëzon edhe më shumë një marrëveshje në kushtet kur në Kosovë ka presion të madh mbi delegacionin Kosovar se ka çeduar para palës serbe. Serbia nuk ka pranaur asnjëherë që të vërë në diskutim çështjen e shqiptarëve të Luginës me palë të treta ndonëse në kuadër të procesit të integrimit ka detyrime parimore që të plotësojë dhe respektojë të drejtat e tyre. Të cilat mesa duket nuk i ka përmbushur dhe të cilat tashmë po artikulohen në nivel ndërkombëtar. Ky ndërlikim aktualizon edhe njëherë tezën e shkëmbimit të territoreve për të cilën ka mbështetës edhe në Kosovë, por pa u shfaqur ndonjëherë publikisht.
Add new comment