Ndërtuesit kundërshtojnë kalimin 3 % të sipërfaqes së ndërtimit mbi 2000m2 për të pastrehët

Dhomat e biznesit i kërkojnë qeverisë që në paketën fiskale të shfuqizohet pika e ligjit për strehimin social, i cili i detyron ndërtuesit që për sipërfaqet ndërtimore të banimit mbi 2000 m2 të kalojnë 3 për qind tyre në favor të bashkive, që të përdoret për të pastrehët. Ministri Arben Ahmetaj, tha se një masë e tillë aplikohet në shume vende.
"Sektori i ndërtimeve është sektori më i diskriminuar, pasi ju sapo keni miratuar një ligj që keni fut 3 % për çdo iniciativë që kërkon të ndërtojë mbi 2 mijë metra. Realisht nuk arrijmë ta kuptojmë dhe sado që mundohemi të ulemi me njëri tjetrin dhe diskutojmë ku është sensi logjik të japësh 3 % të ndërtimit nëse ti bën një kërkesë për të ndërtuar kjo është totalisht e papranueshme", deklaroi Nikolin Jaka kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
Ndërsa ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se i jemi referuar praktikave të vendeve të ndryshme. "Për sa i përket 3% i jemi referuar praktikave më normale sociale të shumë vendeve të ndryshme", deklaroi Ahmetaj.
TemaTv
Add new comment