Kërcënimi rus për Ballkanin, kartë presioni për negociatat
Një "sinjal inkurajimi" për të rinj shqiptarë dhe maqedonas e konsideron ministri për çështjet evropiane në Gjermani, Michael Roth mbështetjen për hapjen e negociatave të anëtarësimit me dy vendet e Ballkanit.
"Hapja e negociatave për anëtarësim do të jetë për popullin, mbi të gjitha për të rinjtë në Shqipëri dhe Maqedoni një mesazh inkurajues"- tha Roth për gazetën Die Ëelt, duke shtuar se “rruga drejt anëtarësimit është natyrisht e gjatë dhe se çdo hap është i lidhur me kushte të qarta".
Hapja e negociatave për anëtarësim nuk është "në asnjë mënyrë një mekanizëm që garanton anëtarësimin, por hapi i parë në një rrugë të gjatë"-shtoi ai.
Roth nënvizoi faktin se rëndësia gjeopolitike e Ballkanit Perëndimor shpesh nënvlerësohet dhe shpjegoi se është me shumë rëndësi "stabilizimi dhe demokratizimi i rajonit”- dhe për këtë duhet "shkalla e duhur e inkurajimit dhe termave të qarta."
Ministri gjerman e përshkroi Ballkanin Perëndimor si një "gur prove" sa i përket qëndrueshmërisë së suksesit të modelit evropian. "Njerëzit e duan demokracinë, lirinë dhe shtetin e së drejtës, së bashku me sigurinë dhe prosperitetin dhe BE-ja duhet më në fund të bëhet më e dukshme, për të shfrytëzuar ndikimin dhe potencialin e saj, përndryshe çdo boshllëk mund të mbushet nga të tjerët që janë të interesuar për paqëndrueshmëri "tha Michael Roth, duke aluduar për Rusinë.
Add new comment