Hap derën e Kishës edhe për homoseksualët?
Papa Francesco ka provokuar reagime të shumta sërish pas një deklarate që thuhet se ka bërë në prani të një personi që i përket komunitetit LGBTI.
“Zoti të ka bërë kështu”, kjo është fjalia që thuhet se Papa ka lëshuar e cila është përshëndetur nga komuniteti që e sheh këtë si një tjetër shenjë të Papës për të pranuar në gjirin e Kishës Katolike homoseksualët. Mediat citojnë Juan Carlos Cruz, personi që nxori të dhënat për skandalin seksual të klerit kilian sipas të cilit në komunikimin që ka patur të premten me Papën ai ka folur për homoseksualitetin tij.
Juan Carlos! Papa të do kështu siç je. Zoti të bëri kështu dhe Ai të do ty
citohet Papa ngta Associated Press.
Vatikani ka refuzuar të komentojë deklarimet e supozuara të Papës që dolën së pari në spanjollen El Pais. Diskutimi për orientimin seksual është ndër më kryesorët për Kishën e cila e ka në themel predikimin për familjen, abortin, marrëdhëniet seksuale dhe riprodhimin.
Add new comment