Drejtësi nga Lart! A po kopjon Edi Rama praktikën e Vladimir Putin?

Postuar në 14 Maj, 2018 14:41

Ka më shumë se gjashtë muaj që e kemi parë kryeministrin Edi Rama të vërë në veprim praktikën e vendimmarrjes direkte për raste të supozuara korrupsioni. Shkarkimi masiv i drejtorëve të hipotekave, pastaj i drejtorëve të spitaleve, të cilëve iu kërkuar dorëheqje nën presion. Praktika duket se është korrigjues i mirë i vegjetimit administrativ dhe korrupsionit, por në thelb ajo provon se korrupsioni është sistemtik, themelor në Shqipëri dhe se në këto kushte, kryeministri është vetë Institucioni. Praktikën në fjalë e gjejmë të aplikuar edhe në Rusi, ku Vladimir Putin ofron jo rrallë spektaklin e atij që zgjidh probleme që mahisen nga vartësit e tij. Në dy videot e mëposhtme kemi dy raste: një herë me kandidimin në Akademinë e Shkencave të njerëzve të sektorëve të ndryshëm të Ekzekutivit, të cilët Putin i shkarkon “për t’i lënë që t’i dedikohen shkencës”, në rastin tjetër, kemi Putin që imponon nënshkrimin e një kontrate në një fabrikë bashkë me poshtërimin që i bën pronarit të saj.  Ndoshta z. Rama është gjenuin në gjetjen që ka bërë, por ajo ngjan si dy pika uji me atë të Putin dhe duhet thënë se edhe Shqipëria ngjan më shumë me Rusinë e sotme sesa me ndonjë vend në Perëndim.

Putin në fabrikën e miliarderit Oleg Deripaska:

Putin në takim me Akademinë e Shkencave:

Edi Rama me kreun e ALUIZNI-t në Berat:

Kryeministri me drejtuesit e hipotekave:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.