Kë zhgënjeu Basha?

Postuar në 22 Prill, 2018 00:06

Zhvillimet e ditëve të fundit dhe në veçanti ato që lidhen me opozitën janë komentuar si një tjetër disfatë politike e Lulzim Bashës. Kjo me argumentin se autokratizmi i treguar nga Basha në drejtimin e PD-së po favorizon Edi Ramën dhe po i zgjat pushtetin këtij të fundit, pavarësisht momentin të disfavorshëm të kryeministrit.

Në fakt Lulzim Basha duket se është tërësisht në përmbushje të axhendës së tij për të forcuar pozitat në parti, por edhe për të qenë  i vetmi negociator përballë Edi Ramës në kushtet kur kryeministri është duke i kërkuar opozitës që të mos e pengojë në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së tregoi dominimin e Bashës dhe enturazhit të tij politik përballë disa zërave që janë vetëquajtur kritikë, të cilët madje thirrën në ndihmë edhe Sali Berishën duke hedhur si opsion  rikthimin e tij në krye të kësaj partie. Megjithatë Basha përmbushi qëllimin për të ndryshuar statutin në përputhje me axhendën e vetë politike dhe kjo nuk mund të quhet humbje.

Nga ana tjetër edhe kryeministri Rama u detyrua t’i përgjigjet Lulzim Bashës, madje t’i japë shpjegime për çështjen Krichbaum dhe qëndrimeve që mazhoranca mbajti ndaj deklaratave të deputetit gjerman.

Lulzim Basha është njeriu me të cilin kryeministrit i duhet të negociojë, pse jo të t’i ofrojë edhe një marrëveshje të re. Në këtë kuptim zhgënjim i komentatorëve nga Lulzim Basha nuk përputhet me atë që kryetari i PD-së ka arritur si sqëllim të axhendës së tij politike karshi atyre që e kontestojnë brenda partisë, por edhe përballë një kryeministri që ka treguar se nuk luan asnjëherë pa garanci të forta, të marra edhe nga kundërshtarët e tij më të dobët.

  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.