Turqi/Të krahasosh Erdoganin me Gulenin është fyerje. Shqipëri/Të krahasosh shqiptarët me Karin është metaforë

Postuar në 18 Prill, 2018 11:29

Vendimet e gjykatave turke po nxjerrin përherë e më shumë në pah se ku po shkon Turqia e Reccep Tayyip Erdogan.

Mediat turke bëjnë me dije se gjykata e Izmirit kanë dënuar një këngëtar 67 vjeçar, Suavi me 11 muaj burg sepse fyeu presidentin Erdogan.

Suavi kishte thënë në një aktivitet në tetor të vitit 2016, se

deri më dje, ata kishin marrëdhënie miqësore. Asnjë nuk është më i mirë nga tjetri

duke iu referuar miqësisë së dikurshme të Erdogan me Gulen.

Nga kjo deklaratë Suavi u gjykua dhe u dënua me 1 vit e 2 muaj burg, që u reduktua me 11 muaj dhe së fundmi me 3 415 dollarë gjobë.

Interesant është deklarimi i avokatit të Suavit, sipas të cilit

deklaratat e Suavit duhen vlerësuar brenda kuadrit të lirisë së fjalës

Zotëria avokat nuk e ka ditur, pse ndoshta nuk ka dashur ta përdorë argumentin e metaforës që siç e dimë u përdor si argument mbrojtjës nga socialistët për të mos lejuar përjashtimin e Edi Ramës nga parlamenti pasi i quajti të gjithë shqiptarët Kar.

Comments

Submitted by Taras (not verified) on

Te mos harrojme se ne Shqiperi Kastriot Myftaraj deklaroi direkt ne TV 360* me drejtues A Zheji se ai do tavriste Erdoganin po te vinte ne inagurimin e Xhamise se madhe ne Tirane. Dhe asgje nuk i ndodhi po ta krahasosh me arrestimet qe u bene per hesap te Klubit te futbollit Israelit.
Ne jemi krenar per domokracine tone, jemi fanar i saj buze Adriatikut. Te na rroje peshkaqeni kinez qe Amerika na e derguar si emisar dirigjent per perhapjen e demokracise per te ngrene peshqit e medhenj, pasi vetem ai don te ekzistoj

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.