“Ka ardhur koha që platformat si @facebook të japin llogari”
Presidenti dhe shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg do të përgjigjet të martën dhe të mërkurën pyetjeve të deputetëve dhe senatorëve në Uashington për skandalin me kompaninë Cambridge Analytica dhe përdorimin e të dhënave personale të 87 milion përdoruesve në fushatën zgjedhore të Donald Trump.
Parlamentarët amerikanë dëshirojnë një kornizë më të mirë ligjore për grupet e teknologjisë, të cilat nuk mund të menaxhojnë në mënyrë efikase volumin e të dhënave personale të përdoruesve të tyre.
Sipas tyre, këto grupe mund të krahasohen me kompanitë e shërbimit që ofrojnë ujin apo energjinë elektrike. "Ka ardhur koha që platformat si @facebook të japin llogari. Ne kemi nevojë për një ligj mbi mbrojtjen e privatësisë, ku amerikanët mund të mbështeten"-shkruajti në Twitter senatori demokrat Ed Marki.
"Vetërregullimi nuk do të funksionojë. Kongresi duhet të veprojë në interes të publikut, për të mbrojtur konsumatorët dhe qytetarët"-tha po ashtu në Twitter, deputeti demokrat, Ro Cana.
Në shqyrtim është vendosja e gjobave për humbjen e të dhënave, përcaktimin e një kuadri më rigoroz për reklamat politike dhe deri në sanksionimin e përgjegjësive penale për përmbajtjen e postuar në platformat e këtyre kompanive
Add new comment