Rusët e Rosatom do të ndërtojnë impiantin e parë bërthamor në Turqi

Postuar në 03 Prill, 2018 14:25

Turqia ka licencuar ndërtimin e reaktorit të parë bërthamor në Akkuyu dhe për këtë është autorizuar kompania ruse Rosatom.

Licenca është dhënë dy ditë përpara se në Turqi të jetë për vizitë presidenti rus, Vladimir Putin  me të cilin kreu i shtetit turk, Erdogan do të diskutojë për Sirinë.

Projekti nisi të zbatohej tre vjet më parë, por vetëm tani Ankaraja zyrtare ka licencuar ndërtimin e impiantit që e rendit Turqinë në listën e vendeve bërthamore të paktën në sektorin civil.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.