"Qesharake të mendojmë se teknologjia mund të kontrollojë njerëzit"
Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak thotë se njerëzit inteligjentë janë kudo dhe se mjetet për zhvillimin e programeve janë gjithashtu në dispozicion të kujtdo, kështu që "natyrshëm” në çdo vend mund të themelohej kompania e radhës në fushën e komunikimit, nëse do të krijonte diçka të aftë për të "pushtuar botën".
“Njerëzit inteligjentë janë kudo dhe mjetet e softuerit janë gjithashtu në dispozicion kudo. Shpresoj që dikush të krijojë një sistem të ri”- tha Wozniak. Ai mendon se sfidat dhe problemet që do të lindin në dekadën e ardhshme në marrëdhëniet mes teknologjisë dhe shoqërisë, mund të duhen edhe dekada për të korrigjuar, edhe pse ai thotë se "bota është e hapur për korrigjim."
Në një intervistë për amna.gr, Steve Wozniak shpjegon se nuk ka frikë nga progresi i shpejtë i inteligjencës artificiale, duke ndarë të njëjtin mendim me fizikantin Stephen Haëking (Stephen Hawking) dhe themeluesn e Tesla dhe SpaceX, Elon Musk.
"Kjo është vetëm qesharake në aspektin e inxhinierisë, sepse kontrolli i njerëzve nga makinat nuk mund të ndodhë kurrë. Ende ne nuk e dijmë se si funksionon mendja e njeriut në vetvete, se si është strukturuar. Ne e dimë sa shumë informacion përpunon, por nuk e dimë se si është "mbledhur". Pra, të gjitha këto ide në lidhje me inteligjencën artificiale që më frikësonin dikur mua janë zhdukur"-tha ai.
Në një kohë kur skandale si ai i Kembrixh Analytica dhe Facebook janë kthyer në debat global, Wozniak thotë se nuk është i politizuar, duke shpjeguar se ai e ka miratuar këtë parim që në moshën 20 vjeçare, kur vendosi të mos votojë.
Add new comment