Erdogan i zemëruar me Haradinajn, mesazh për "vëllezërit" kosovarë
Gazeta turke Hurriyet ka zbardhur një fjalim të presidentit turk në mbledhjen e Partisë së tij, ku nuk e fsheh zemërimin për shkarkimin nga kryeministri i Kosovës të ministrit të Brendshëm dhe shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
“Agjencia jonë Kombëtare e Inteligjencës, me anë të operacionit që bëri në Kosovë arrestoi zyrtarët e tyre (FETO) më të lartë në Ballkan. Por jam i trishtuar. Del Kryeministri i Kosovës dhe shkarkon kreun e Inteligjencës dhe ministrin e Punëve të Brendshme.
Tani unë pyes: Kryeministër i Kosovës, me urdhër të kujt e hodhe një hap të tillë? Që kur ke filluar të mbrosh ata që janë përpjekur t’i bëjnë grusht shteti Republikës së Turqisë? A nuk e di ti se ne jemi shteti i dytë në botë që e ka njohur pavarësinë e Kosovës menjëherë, Amerika i pari, ne i dyti? Si mundesh t’i ushqesh në gji ti këta njerëz që janë përpjekur të bëjnë grusht shteti në Turqi, e cila e trajton Kosovën si shtet vëlla.
Për këtë do të japësh llogari! Vëllezërit e mi kosovarë nuk i besojnë një kryeministri si ti. Vëllezërit e mi kosovarë, kosovarët si unë i njoh dhe i di, do të bëjnë të paguash për këtë. Nuk bëhet politikë me telekomandë nga larg. Ne e kemi dëshmuar se nuk jemi një vend që gjunjëzohet me anë të aleancave të pista"- shpreh Erdogan.
Add new comment