Vettingu i heq edhe një gjyqtar Gjykatës Kushtetuese
Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo është shkarkuar nga detyra pasi nuk ka arritur të justifikojë pasurinë e tij prej rreth 500 mijë dollarësh para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
E konsiderojmë të përfunduar seancën dëgjimore për subjektin, Fatos Lulo, dhe shpall vendimin: Në përfundim të procesit të rivlerësimit trupa gjykuese vendosi shkarkimin nga detyra të Fatos Lulo, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi i arsyetuar me shkrimi njoftohet Lulos, Komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë. Vendimi publikohet në faqen zyrtare të KPK. Ky vendim apelohet nga Lulo 15 ditë nga data e njoftimit, ankimohet pranë KPK-së
tha kryetarja e trupës gjykuese Genta Tafa Bungo.
Avokati i Lulos, u shpreh pas vendimit se KPK ka vendosur në mënyrë të padrejtë dhe se vendimi do të apelohet. Avokati madje është shprehur se Lulo është pezulluar, pra jo shkarkaur deri në vendimmarrjen e Kolegjit të Apelimit. Pas gjyqtarit Besnik Imeraj, ky është rasti i dytë që vettingu prek nivele të tilla në GJykatën Kushtetuese.
Add new comment