Rudi Xhuliani: Nuk ka ndikim rus në Shqipëri
Rudi Xhuliani, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut i ardhur në Shqipëri për konferencën vjetore të muxhahedinëve, me deklaratat e tij duket se do t’i vërë kapak një prej debateve të hapura së fundmi në Tiranë për lidhjet e Partisë Demokratike me Rusinë. I pyetur në emisionin Opinion për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vecanërisht raportet me Rusinë, Xhuliani që aktualisht është këshilltar i Presidentit Donald Trump deklaroi se Shqipëria nuk është nën ndikimin rus.
Xhuliani: “Mendoj se vendi juaj është në formë të mirë sepse nuk ka ndikim rus këtu.
Gazetari: Vendi ynë nuk ka të bëjë fare me Rusinë.
Xhuliani: Kjo është ajo çka dua të them. Ne lidhje me rezistencën ndaj Rusisë.
Gazetari : Por ne kemi problemin e Kosovës ku influenca e Rusisë nëpërmjet Serbisë është akoma një problem.
Xhuliani : Po. Mendoj se ky është problem. Por besoj gjithashtu se rusët po kërkojnë më shumë në veri. Më shumë si në Estoni. Ndoshta jo dhe aq në Letoni, ata janë pak më perëndimorë tani. Estonia ka një popullatë të madhe ruse.
Ky pohim që nuk vjen nga një njeri dosido, nxjerr zbuluar gjithë debatin që konsumohet në Shqipëri lidhur me kontratat e lobimit të Partisë Demokratike, çështje të cilën vazhdon ta mbajë gjallë Taulant Balla me konferenca shtypi ku denoncon lidhjet e Bashës me Rusinë.
Comments
Rreziku i financimeve ruse
Nuk eshte mire qe Giuliani deklarohet keshtu! Sapo kishte filluar te jepte efekt kjo gje dhe keshilltaret rajonale te LSI dhe PD po kalonin tek PS, per arsye patriotike! Duket qe Giuliani mbeshtet PD dhe ka mundesi edhe ka ndonje perfitim nga fondet ruse! Megjithese perderisa financimet ruse nuk perfundojne ne xhepat e keshilltareve rajonale neper bashkite e vendit, te sigurte jemi! Shqiperia eshte ne duar te sigurta! Rendesi ka qe kalaja te mos na merret nga brenda, se nga jashte nuk ka asnje shans!
Lots of b.llshit
Mire I behet ktij populli. Sense ndikimi amerikan po e le troke. Te na rroje peshkatari Lu qe e kemi Zot te Shqiperise
Add new comment