Erdogan: "Turqishtja osmane do të mësohet në shkolla"

Postuar në 16 Mars, 2018 14:22

Turqishtja osmane do të mësohet në shkolla. Kjo është bërë e ditur nga Presidenti i Turqisë, Recep tayyip Erdogan, sipas të cilit reformat e periudhës së hershme republikane, shkatërruar gjuhën turke.

Është një nga problemet më të mëdha në historinë e afërt që gjuha jonë është bërë subjekt i diskutimeve politike. Në emër të “reviolucionit të gjuhës”, turqishtja jonë u sulmua nga fjalë të papëlqyeshme, të mërzitshme dhe të pashpirta. Lidhja mes kombit tonë dhe qytetërimit të tij të vjetër u synua të dobësohet

tha Erdogan gjatë një fjalimi mbajtur në kompleksin presidencial në Ankara.

Turqishtja osmane përdorte alfabet arab dhe huazonte fjalë nga persishtja dhe arabishtja. Ndryshimet më të mëdha u bënë me ardhjen në pushtet të Mustafa Kemal Ataturk që imponoi alfabetin latin. Erdogan mendon se kjo masë duhet pezulluar për të rivendosur lidhjet e brezit të ri me të shkuarën, por nuk dihet nëse mësimi në shkolla është një hap në standardizimin e turqishtes osmane në përdorim zyrtar.

Mendoj se koha që shkatërroi pasurinë e gjuhës sonë ka ikur. Por unë besoj se shkatërrimi vazhdon. Për këtë arsye mendoj se do të ishte mirë që turqishtja osmane të mësohet në shkolla

tha ai që ka bërë thirrje të shmanget përdorimi i fjalëve të huaja si dhe të ndryshohen tabelat e dyqaneve nëse ato nuk janë turqisht.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.