U kry!

Postuar në 13 Mars, 2018 10:45

Kryeministri prezantoi një ditë më parë projektin për Teatrin e Ri Kombëtar. Nuk pati konkurs, por një monitor dhe dy persona që morën fjalën, kryeministri dhe projektuesi i studios belge. Thjesht zoti Rama njohu edhe zyrtarisht publikun me atë që është paravendosur në zyrën e tij, në bashkëpunim me ndërtuesit privatë.

As oponencë për projektin, as diskutim publik, as pikëpamje si harmonizohet ky masiv i madh ndërtimi në raport me hapësirën përreth, por vetëm një audiencë aktorësh që shërbyen si dekor për shfaqjen e radhës. Madje Robert Ndrenikës nuk iu dha as fjala. Asnjë transparencë se çfarë do ta okupojë pjesën tjetër të hapësirës që shtrihet në një prej zonave qëndrore të kryeqytetit.   

Ka një reagim në fjesbuk të Lulzim Bashës që e konsideron akt “barbarie e Edi Ramës mbi historinë, kulturën dhe kryeqytetin, por vetëm kaq. “një tjetër bllok gjigand betoni, talibanizëm kulturor dhe historik dhe një tjetër skemë grabitqare PPP, nga një tjetër klient që do të rrëmbejë tokë publike dhe do ndërtojë kulla”-shkruan Basha.

Zoti Rama dha një tjetër provë të arrogancës dhe vetëm sa shtoi dyshimet rreth intersave të tij të lidhura me ndërtimin me këmbënguljen për të imponuar jo vetëm shijet estetike, por edhe për të trajtuar si çiflig të dy tre njerëzve çdo hapësirë publike në kryeqytet.

Mesa duket edhe konkurset nuk kanë pse të serviren më si garanci kundër klientelizmit, për aq kohë sa edhe ndjeshmëria e publikut apoe aktorëve që në kërë rast quhen grup interesi ndaj ndërhyrjeve në qytet nuk i prish gjumin askujt. Pasi siç thotë edhe zoti Rama “Sipërmarrësi garanton projektin për teatrin e ri, por nuk vjen për të humbur”.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.