Zaev kundër mospërkthimit të emrit të Maqedonisë
Teksa Athina dhe Shkupi janë afër një konsenusi për emrin, duket se ka akoma ngërçe që nuk po çojnë drejt finalizimit të marrëveshjes. Kryeministri i maqedonisë Zoran Zaev kundërshton propozimin grek për mospërkthimin e emrit për përdorim ndërkombëtar.
"Të jem i sinqertë, nuk shoh argumente të arsyeshme në lidhje me këtë. Si do ta bëhet praktikisht që të mos përkthehet emri i shtetit tonë? A duhet ta detyrojmë kancelaren Merkel apo presidentin Donald Trump për shembull, të thotë Severna Makedonija (Maqedonia e Veriut)? Kjo nuk do të kishte precedent ndërkombëtar"
I pyetur nëse ai është i gatshëm të pranojë një emër me një përkufizim gjeografik, kryeministri Zaev u përgjigj: "Në të kaluarën kjo për ne ishte tabu. Megjithatë si kryeministër i Maqedonisë, mund të njoftoj zyrtarisht se është e pranueshme për ne, sepse është një realitet. Maqedonia është një rajon historik që përfshin tre vende: Greqinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë. Vendi ynë është pjesa veriore ose e sipërme. Pjesa jugore është në Greqi, pjesa lindore shtrihet në Bullgari. Këto janë fakte dhe ne nuk duhet t'i vëmë në dyshim. Ndërsa e perceptojmë dhe pranojmë se grekët duan një ndarje, ne jemi të gatshëm të pranojmë një përkufizim gjeografik"
Kategorik është Zaev sa i përket pretendimit grek për rishikimin kushtetues për të përdorur vetëm emrin kompleks me një përkufizim gjeografik: "Emri ynë është krenaria dhe identiteti ynë. Nuk shoh ndonjë arsye për kërkesën për ta ndryshuar atë në Kushtetutën tonë, kjo do të ndikonte në dinjitetin tonë. Greqia ka nevojë për një partner të besueshëm dhe jo një partner pa dinjitet. Një Kushtetutë mund të rishikohet dhe kjo nga ana tjetër mund të anullohet. Por, garancia më e rëndësishme për Greqinë është që zgjidhja e mosmarrëveshjes për emrin të jetë e vlefshme. Kjo është arsyeja pse ka traktate ndërkombëtare që ratifikohen për t'u aplikuar më pas në institucionet ndërkombëtare ".
Add new comment