“Mrekullia nga Poshtë”, bien mitet rreth virgjërisë së femrave (Video)
Mitet rreth seksit janë shumë. Por sa e arsyeshme është që ende të besojmë në to, teksa në 2018 kemi të dhëna shkencore dhe mjekësore në dispozicion? Për këtë arsye, Nina Brochmann dhe Ellen Støkken Dahl, autoret e librit «Mrekullia nga Poshtë», në një fjalim të tyre në TEDx në Oslo u përpoqën të hedhin poshtë me argumente dy mite të mëdha rreth virgjërisë së femrave.
Miti i parë është që himeni virgjëror çahet dhe shoqërohet me hemoragji kur një grua kryen për herë të parë marrëdhënie seksuale vaginale. Siç ato shpjeguan format e himenit mund të ndryshojnë në çdo grua dhe për këtë arsye është e vështirë të bëhen kontrolle të virgjërisë. Kur cipa është elastike, një grua kurrë nuk do të ketë hemoragji gjatë seksit.
Miti i dytë është se himeni zhduket pas marrëdhënies së parë seksuale. Sipas të dy mjekeve, në shumë gra cipa e virgjërisë është mjaft fleksibël dhe mund të mos pësojë ndonjë dëm gjatë marrëdhënieve seksuale. Në disa gra ajo thjesht mund të çahet për të depërtuar penisi, por kjo nuk e eliminon atë.
Për të provuar këtë, të dy mjeket u mbështetën në hulumtimin e një mjeku i cili shqyrtoi membranat e 36 vajzave adoleshente në situata shumë interesante. Anketa tregoi se vetëm dy vajza kishin shenja të qarta të penetrimit që do të thotë se ne 34 të tjerat cipa e virgjërisë nuk ishte zhdukur pas raportit seksual. Hulumtimet e paraqitura janë një përpjekje e konsiderueshme për të eliminuar mitet rreth virgjërisë dhe "pastërtisë femërore".
Add new comment