Varrezat greke/Janë gërmuar 150 vende. Shumica e trupave me pllakën “Greco”
Puna për zhvarrosjen, identifikimin dhe varrosjesn e ushtarëve grekë gjatë luftës italo-greke, ka përparuar deri më tani me hapjen e rreth 150 varreve. Burime nga Ministria e Mbrojtjes thanë për ResPublica se në shumicën e tyre është gjetur pllaka me mbishkrimin “Greco” që sugjeron se kemi të bëjmë me ushtarë grekë të varrosur nga italianët. Pllakëza “Greco” është pra identifikimi i kombësisë në pamundësi për të identifikimin nominal.
Pak javë më parë, zbulimi i një pllake të tillë u interpretua në disa media si dëshmi e gjetjes së një ushtari Italian, ndërkohë që burimet nga Ministria e Mbrojtjes pohojnë të kundërtën.
Po kështu janë gjetur medaljone, shenja identifikuese në rroba si togëza, flamur, pjesë të caktuara të uniformës. Numri i trupave të paidentifikueshëm nuk kalon pesë dhe për ta do të kryhen teste të ADN-së.
Gërmimet po kryhen në Dragot të Tepelenës dhe do të vazhdojnë edhe në vende të tjera të qarkut të Gjirokastrës.
Comments
Shume mire! Te identifikohen
Shume mire! Te identifikohen dhe tu kthehen familjarve te tyre, femijve, niperve dhe mbesave, sepse cdo i varrosur pa identifikim nuk gjen prehje, thone te vjetrit.
Add new comment