FT: Shqipëria mund t'ja kalojë Serbisë në rrugën e anëtarësimit
Shqipëria mund të ecë më shpejt se Serbia në rrugën e anëtarësimit për në BE. Të paktën ky është mendimi që përcillet nga një editorial i “Financial Times”, që citohet nga agjencia ruse “Sputnik”.
Editoriali është një analizë mbi vendimet e fundit të Komisionit Europian që zbuloi se në parim e pranon zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Në përfundimin se Shqipëria mund të parakalojë Serbinë, editoriali arrin tërthorazi:
“BE-ja ka bërë shumë për të theksuar se progresi drejt pranimit do të vlerësohet objektivisht dhe se çdo shtet në teori mund të parakalojë dy vendet që janë në krye, Serbia dhe Mali i Zi dhe ky fakt njeh përpjekjet e fundit të vendeve si Shqipëria dhe u përgjigjet dyshimeve për favorizim të Serbisë në veçanti”.
Analiza në fjalë tërheq vëmendjen te roli i mikropolitikës në kontekstin e një strategjie zgjerimi që mund të ndikojë në humorin e shoqërive përkatëse, edhe pse përkundrejt standardeve, Ballkani Perëndimor mbetet thuajse në të njëjtat pozita.
Add new comment