Vendimi/Qeveria merr përsipër qeranë e shtëpisë së Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme
Qeveria shqiptare ka vendosur në datën 31 dhjetor që të marrë përsipër pagesën e qerasë së banesës për prokuroren e përgjithshme të përkohshme, Arta Marku. Vendimi është propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe akordon për çdo muaj një pagesë prej 35 000 lekësh për “kompensimin të pagesës së qirasë së banesës për strehimin, në qytetin e Tiranës, të prokurorit të caktuar të kryejë përkohësisht detyrën dhe funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm”.
Pagesa ngjan disi e pazakontë sa kohë që lëvizja me ngritje shoqërohet edhe me efekt financiar. Kjo çështje na kujton edhe njëherë atë paradoksin e madh të reformës në drejtësi, të cilën Shqipëria nuk ka kapacitet ta financojë e për këtë arsye zbatimi i saj do të asistohet nga partnerë të huaj. Një tjetër shaka bajate kjo e tranzicionit shqiptar.
Add new comment