Njeriu i meritave dhe rrogozi i fqinjit!
Tani që Shqipëria dhe Greqia po ecin drejt një “fushe me lule”, gjembi që do të mbetet mesa duket është çështja e çamëve. Teksa problemet që lidhen me kufirin detar, ligjin e luftës, varrezat e ushtarëve grekë, tekstet shkollore apo lehtësitë konsullore kanë marrë rrugën e zgjidhjes, çështja e çamëve mbetet dritëhija e fundit e një raporti historik të dy popujve që ruan ende shumë të panjohura, po të marrim parasysh edhe një ndjenjë përkatësie që po “zgjohet” tek të ashtuquajturit arvanitas.
Nuk janë të rastësishme referencat e ish-ministrit të Jashtëm, Pangalos mbi gjuhën shqipe apo heroinat e Sulit, që gjithsesi i takojnë një historie që nuk ka lidhje me shtetin shqiptar.Ne planin politik Tirana dhe Athina u afruan jo për meritë të tyre, por nga presioni i BE, kryesisht mbi Shqipërinë për të zgjidhur problemet me fqinjin jugor, i cili ka avantazhin të negociojë nga pozitat e një vendi anëtar të Bashkimit Europian. Vicklat e kryeministrit shqiptar po u lënë vendin firmosjeve shpejt e shpejt të një dokumenti të partneritetit strategjik mes dy vendeve.
Hallet e mëdha që shqetësojnë këtu e 100 vite këtë cep të Ballkanit mund të ishin zgjidhur shumë më shpejt nëse elitat politike do të kujdeseshin për perspektivën ekonomike të dy vendeve dhe të linin mënjanë protagonizmin bosh të disa njerëzve që tani janë të detyruar të ulen dhe të negociojnë për absurditete dhe marrëzi që janë pjellë e historisë së përbashkët.
Negociatat kanë prodhuar rezultat dhe tashmë në fushë kanë dalë sërish protagonistët, këtu dhe atje. I pari ishte presidenti grek Prokopis Pavlopulos, gafa e të cilit se Shqipërisë nuk do t’i lejohet hyrja në NATO nëse nuk shkëputet nga retorika irredentiste kaloi pa u vënë re. Presidenti që i përket krahut konservator i bie një daulle që shkon ndesh me frymën e krijuar dhe përpjekjet që po bën qeveria e majtë për të shfryrë tensionin dhe arritur një rezultat pragmatist.http://www.newsbomb.gr/politikh/story/858351/aystiro-minyma-paylopoyloy-...
Nga ana tjetër Edi Rama u shfaq së fundmi në faqen e parë të një prej gazetave kryesore duke bërë një mea culpa mbi të shkuarën dhe folur me optimizëm mbi të ardhmen. Në gazetën “Ta Nea” kreu i qeverisë shqiptare ndërroi rol, nga një nacionalist qesëndisës në një lider të moderuar. Ai tha se çështja çame nuk lidhet me pretendimet territoriale të Shqipërisë ndaj Greqisë, por me të drejtën e lëvizjes së lirë dhe atë të pronësisë. Një status quo që ekziston dhe sot. Çamë mund t'u drejtohen gjykatave edhe sot individualisht dhe lëvizjen Shengen e kanë fituar. Dhe natyrisht meritat zoti Rama kërkon t’i marrë vetë, duke i folur popullit grek hapur dhe me dorë në zemër.
Për këtë çëshjtje kryeministrit shqiptar i është kthyer përgjigje në gazetë, meqë çështjen e shtroi në këtë formë. Seksioni grek i CNN risolli në vëmendje një analizë të Profesorit të Studimeve Ballkanike, Sllave dhe Lindore në Universitetin e Maqedonisë, Konstantinos Tsitselikis, botuar në 2016.
Lidhur me qëndrimin e Greqisë dhe Ministrisë së Jashtme greke, profesori thotë se "fillimisht duhet të jetë e qartë se për çamët nuk ka të drejta pronësore"."Pala greke mund të administrojë politikisht njohjen e këtyre ngjarjeve. Duhet të ulet për të diskutuar dhe ta mbyllë çështjen. Duhet të kemi një debat të hapur dhe të ecim përpara. Sa më shumë e fsheh një çështje nën rrogoz, aq më shumë i jep të drejtë palës tjetër. Gabimisht i jepet e drejta palës tjetër të maksimizojë këtë si kauzë bisedimesh"-thotë Konstantine Tsitselikis.
http://www.cnn.gr/focus/story/116503/ti-einai-to-tsamiko-zitima-poy-apot...
Comments
"ashtuquajturit arvanitas"?
"ashtuquajturit arvanitas"? Ca keni dashur te thoni me kete?
Ndjenje perkatesie....
Njerez ju per naivitetin qe keni. Arvanitasit e dine se kujt i perkasin, luftuan dhe punuan per Greqine meme. A mos kujtoni se emisionet bastarde te Marin Memes po i nderrojne mendjen? Kur ky I fundit kerkon dhoma plazhi me qera dhe kerkon qe greket t’i flasin shqip?!
Sikur Tea Nea dhe Golden Dawn te bej te njejten gje sikur Marrini I memushajve do te gjente “greqisht foles “ deri ne Vermosh.
Puna e Cameve, nuk jane vetem ta. pas luftes se dyte Boterore e gjithe evropa me shtetet e saj kane pesuar ndryshime te popullsive dhe kufinjve. Puna eshte se shqiptare e kosovare hiqen viktima te vetme dhe nuk shohin pertej hundes se tyre.
keto komentet mos i ke
keto komentet mos i ke shkeput nga ndonje paragraf i tekstit?
Add new comment