Dy ditë para protestës, ambasada amerikane thirrje qytetarëve amerikanë: Bëhuni pjesë e saj
Dy ditë përpara zhvillimit të protestës së parlajmëruar nga opozita shqiptare, ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh për shtetasit amerikanë në Shqipëri. Në ndryshim nga praktika e deritanishme, ambasada u sugjeron qytetarëve amerikanë që të jenë pjesë aktive e saj, si vëzhgues apo si pjesëmarrës.
Ambasada siguron se protesta nuk paraqet asnjë rrezik dhe se për këtë ka marrë garanci nga Luli, kryetari i PD-së dhe organizatori i saj.
Ambasada paralajmëron se protesta do të zgjasë ndaj në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë, Lali Eri, drekat do të shërbehen në mjediset e Bunk’Art, kuzhinë italiane.
Ambasada argumenton se dalja në protesta e qytetarëve amerikanë është një kontribut i drejtpërdrejtë, thelbësor për forcimin e demokracisë në Shqipëri.
“Pasi ndihmuam në krijimin e institucioneve demokratike, Amerikës dhe popullit të saj i bie barra që të ndihmojë në krjimin e shqiptarit të ri, demokratik, që proteston dhe nuk qëndron pasiv”, thuhet në njoftimin e selisë diplomatike.
“Të ecim në traditën më të mirë të Harry Fultz që me aq përkushtim mësoi të rinjtë shqiptarë me dijet më të mira të kohës”, vijon njoftimi.
“Në opozitë me të shkuarën dhe apatinë, në krah të së ardhmes”, shton mesazhi që duket se kërkon të mobilizojë energjitë opozitare të Lulzim Bashës.
Add new comment