Bonifikimi i fanellës së kombëtares nga birra "Peja": Një etikë editoriale që duhet përshëndetur

Postuar në 19 Janar, 2018 10:59

I shikoni këto dy foto? Në fakt është një foto e shumëfishuar në dy me ndihmën e artit të retushimit.

"Panorama Sport" ka vendosur t’u heqë çunave të kombëtares birrën Peja që e kanë merituar sidomos pas atij udhëtimi në autobus të hapur, në mes të vapës, që i detyroi ta bënin kryeministri i tanishëm që mezi çpriste që të nxirrte kokën pak më lart se lavdia e skuadrës.

"Panorama S..." e konkuron kryeministrin sepse bën lojë virtuale. Ajo heq një logo, meqenëse mesa mund të na lejohet të hamendësojmë, "Peja" në shijen e pansportsave vlerësohet se ka shumë alkool.

Si për çdo gjë në avangardë dhe ndaj le ta tërheqim frazën retushim që përdorëm pa kujdes pak më lart. Kjo është politikë editoriale ndërtuar mbi etikën dhe kujdesin për çunat. Njësoj si në Francë ku ndalohet që në filma të shfaqen personazhe që pijnë cigare edhe PS-ja, d.m.th Panorama Sport nuk lejon publikimin e fotove me logo birre.

Kjo shpjegon edhe heshtjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila nuk shqetësohet për këtë ndërhyrje e cila të paktën lë fjalën "Albania" në bluza, ndryshe nga rasti kur në fanella shfaqej vetëm fjala e ngatërruar "Digitalb".

Ose nëse nuk është kështu le të na thotë z. Duka: Meqenëse për foton nuk ka asnjë reagim, a mund ta kemi të drejtë që mbi atë fanellë të vendosim logot që duam? Në fund të fundit, me arsyetimin e precedentit, z. Duka dhe të vetët po synojnë të mbajnë detyrat funksionale, ndaj pse ta konsiderojmë si të gabuar foto-bonifikimin që bën PS?

Pyetje që presim të marrë përgjigje edhe pas zgjedhjeve që po zhvillohen e për të cilat z. Duka ka dashamirësinë edhe të PS-së. D.m.th të "Panorama Sport"…

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.