Tjetër provë për Tahirin, PD kërkon të pritet fletëarresti

Postuar në 15 Janar, 2018 12:27

PD dorezoi ne Prokurorine e Krimeve te Renda kopjen origjinale te polices nderkombetare te sigurimit per Audin AA 003 GB, që sipas saj  fakton se ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe vëllezërit Habilaj kane qënë bashkëpërdorues të makinës.

“Polica eshte e periudhes prill 2015-prill 2016, qe perfshin kohen e denoncimit te Dritan Zaganit ne shtator 2015 dhe denoncimet e PD se makina e Tahirit po perdorej si imunitet per trafikantet nderkombetare te droges. Kjo do te thote se te dy ishin pergjegjes per makinen dhe perfitues prej saj, se Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj kishin me njeri tjetrin marredhenie besimi”

Në deklaratën e PD-së inkurajohet Prokuroria e Krimeve të Renda të shqyrtojë dokumentin me peërparësi dhe të çojë ne Kuvend kërkesën për arrestimin e Saimor Tahirit. Pak ditë më parë ambasadori amerikan, Donald Lu u shpreh i gatshëm për të ndihmuar hetimet me ekspertë amerikanë, por kjo deklaratë nuk është komentuar nga Partia Demokratike, ndërkohë që as nga Prokuroria nuk ka njoftim për afrimin e prokurorëve amerikanë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.