Trump ose "Kandidati Mançurian". Moby: CIA kërkoi të postoja kundër tij
Një gjë është e sigurtë: presidenca e Donald Trump është ndoshta më e pazakonshmja në historinë politike të SHBA të paktën për shekullin e 20-të. Me po aq siguri mund të thuhet se ekranizimi i saj është çështje kohe, ndërkohë që brenda vetëm një viti nga marrja e detyrës, ngjarjet dhe lajmet që qarkojnë administratën dhe presidentin Trump nuk kanë të mbaruar.
Libri i Michael Wolff ishte kulmi i një fushate dhe lufte politike që po dëmton përditë imazhin e administratës ndërkohë që zërave për implikimin e presidentit në aferën ruse, i shtohet edhe këngëtari dhe muzikanti, Moby, emri i vërtetë i të cilit është Richard Melville Hall.
Në një intervistë për WFPK, artisti në fjalë pretendon se ai është kontaktuar nga njerëz të CIA-s në Ëashington prej të cilëve ka mësuar se Trump është njeri që shantazhohet nga rusët dhe se administrata e tij është në përplasje me Kremlinin që nga dita e parë.
Unë kam disa miq në komunitetin e shërbimeve inteligjente. Dhe ndoshta një vit më parë, ne po hanim drekë dhe ata ishin vërtet të shqetësuar – pjesërisht e bazuar pa hyrë në detaje – mbi raportin Fusion GPS që Trump në thelb operohet si një agjent rus…
Kjo është si Kandidati Mançurian, sikur Putin të ketë si agjent rus dikë që është president i SHBA. Ata më kaluan informacione dhe thanë: “Ti ke më shumë se disa llogari në mediat sociale ku ndiqesh më shumë se ne, mund të postosh të lutem disa nga këto gjëra…
citohet ndër të tjera Moby.
Nuk dihet sa mund të besohen gjëra të tilla, apo nëse ato janë të zhveshura nga qëllime të caktuara, apo nëse thjeshtë artisti në fjalë po bën lajmin e radhës. Por e qartë është se arsenali mediatik dhe politik kundër Trump nuk po kursen asgjë, duke iu afruar përherë e më shumë filmave me skenar konspirativ apo asaj që në SHBA edhe Trump vetë e quan Deep State.
https://consequenceofsound.net/2018/01/moby-says-hes-spoken-to-cia-agent...
Add new comment