Kapen sinjale misterioze nga hapësira
Shërbimet e stacioneve hapësinore në mbarë botën u vunë në gjendje alarmi pas marrjes së radiovalëve "të çuditshme" nga një pikë shumë e largët e hapësirës. "Ky është një fenomen që nuk mund të shpjegohet, me të vërtetë diçka shumë e çuditshme që nuk e kemi hasur më parë”- tha njëri prej shefave të programit për monitorimin e shenjave të hapësirës.
Shkencëtarët thonë se radiovalët e shpejtësisë së lartë janë një nga fenomenet më misterioze dhe interesante në univers. Ata janë jashtëzakonisht të fuqishme, shpërthime të shpejta të energjisë që mbrërrijnë në Tokë nga universi. Komuniteti shkencor di shumë pak për to. Tani, shkencëtarët besojnë se ato vijnë nga një mjedis "ekstrem" me fusha shumë të forta dhe të rralla magnetike. Fenomene të tilla mendohet se formohen rreth vrimave të zeza, por nuk përjashtohet mundësia të jenë rezultat i kushteve të tjera të çuditshme astrofizike.
"Ne nuk mund të përjashtojmë plotësisht hipotezën e jetës dhe origjinës jashtëtokësore shënon, por mendoj se e vështirë në këtë rast," tha Vishal Gajjar, një nga studiuesit e në Institutit SETI.
http://www.protothema.gr/zoi/article/749156/sunagermos-stin-epistimoniki...
Add new comment