Akademiku turk: Noe foli në celular me djalin e tij

Postuar në 08 Janar, 2018 10:41

Duket se Turqia e Erdoganit po kalon bindshëm drejt një varianti alternativ të shpjegimit të shumë gjërave të kësaj bote. Rasti më i fundit është ai i një akademiku, Yavuz Örnek, i Fakultetit të Shkencave Detare në Universitetin e Stambollit i cili ka folur në një intervistë për komunikimin e Noes me djalin e tij.

“Kishte dallgë të mëdha, 300-400 m të larta dhe djali i tij ishte shumë kilometra larg. Kurani thotë se se Noe foli me të. Po si ja dolën të komunikojnë? Ishte një mrekulli? Mundet. Por ne besojmë se ata komunikuan me cellular. Jam shkencëtar dhe po flas për shkencë”, ka thënë ai I cituar na gazeta “Hyrriyet”.

Nuk është hera e parë që nga shkenca ka qasje të tilla. Ndoshta një nga rastet më të njohura të leximit jokonvencional të shkrimeve të shenjta është ai i Josef F. Bulmrich, një drejtues i projekteve në NASA, i cili në vitin 1974 publikoi librin: “Anijet kozmike të Ezekielit”. Sipas këtij libri, profeti Ezekiel që përmendet në Bibël çka dëshmuar ekzistencën e anijeve kozmike jashtëtokësore.

http://www.hurriyetdailynews.com/turkish-academic-claims-prophet-noah-us...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.