Gazetari izraelit kërkoi përdhunimin e 17-vjeçares palestineze

Postuar në 28 Dhjetor, 2017 19:34

Ahed Tamimi është vetëm 17 vjeçe dhe është kthyer në një nga simbolet e rezistencës palestineze ndaj izraelitëve. Kjo për shkak se bashkë me kushërirën e saj sulmuan me gurë dy ushtarë izraelitë Indinjatën e saj kundër regjimit izraelit ajo e ka shprehur kohë më parë kur ende fëmijë kafshoi dorën e një ushtari izraelit duke u përpjekur të ndalojë arrestimin e një djali palestinez. Fotoja bëri xhiron e internetit.

Mëngjesin e 19 dhjetorit ushtarët izraelitë hynë në shtëpinë e 17-vjeçares, i goditën nënën, dhe qëlluan në kokë kushëririn e saj 15 vjeçar. Pastaj arrestuan vajzën sepse kishte ngritur reaguar ndaj ushtarëve.Nisur nga kjo ngjarje, gazetari izraelit Ben Caspit shkruajti javën e kaluar në gazetën liberale “Maariv” se "në qoftë se për këto vajza duhet të ketë një ndëshkim, ai duhet kryer gjatë natës, larg kamerave dhe dëshmitarëve" duke nënkuptuar një përdhunim të së miturës.

Artikulli i gazetarit ka provokuar tashmë reagime të forta të shumë aktivistëve dhe qytetarëve të zakonshëm.  Pas komenteve negative që mori për artikullin e tij të parë, gazetari në një tekst të botuar për së dyti kërkon ndjesë, duke thënë se fjalët e tij u keqkuptuan.

Ndërkohë, ka disa ditë më vonë, që një faqe në internet bën thirrje për nënshkrimin e një peticioni për lirimin e 17-vjeçares, Ahmed Tammi. Adoleshentja është bërë tashmë një simbol ndërkombëtar i luftës palestineze, duke ngjallur edhe reagimet e qeverisë izraelite. Ministrit izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman tha të martën, se "kushdo që egërsohet ditën, do të arrestohet natën", duke shtuar se " jo vetëm vajza, por edhe prindërit esaj apo ata që merren me të nuk do të shpëtojnë nga ajo që meritojnë"

http://www.huffingtonpost.gr/entry/poios-einai-o-israelinos-demosioyrafo...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.