Tre opsionet e PD-së për qëndrimin ndaj Parlamentit. “Në Shqipëri vetëm opozita nuk është e kapur”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar sot në një intervistë televizive në Tv Klan, se opsionet e veprimit opozitar që mbeten pas asaj që ndodhi të hënën në Parlament, janë tre:
Opsioni i parë është marrëdhënia e kushtëzuar me Parlamentin, pra rivendosja e kushtetueshmërisë për çështjen e prokurorit të përgjithshëm, bojkoti pa afat i parlamentit dhe invalidimi apo djegia e mandateve. Për këtë të tretën, Basha tha se ky akt nëse do të ndërmerret do të duhet të bëhet në bllok nga e gjithë opozita.
Ai ka shtuar se kryeministri i ka kërkuar së fundmi një takim të ri. Kreu i PD-së ka mbrojtur marrëveshjen e 18 majit dhe ka bërë thirrje që media të shohë opozitën ndryshe.
“Kjo është opozita, nuk është njësit guerril. Opozita ka detyrë të denoncojë dhe sidomos të mos jetë pjesë e të keqes”, tha ai. Basha ka deklaruar se taktika opozitare është protesta, por ka shtuar se organizimi i tyre është çështje që po shqyrtohet.
“PD do ndërtojë një alencë vlerash”, tha ai. Për Bashën vetëm opozita nuk është e kapur, pasi media dhe elita janë të kapur.
Po kështu, kryetari i PD-së ka deklaruar se fati i Edi Ramës është i vulosur.
Add new comment