Ish-ministri i Bujqësisë, Panariti: 50% e qumështit vendas me aflatoksinë
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, shkruan sot në profilin e tij në Facebook se qumështi i prodhuar në fermat vendase është i rrezikshëm për shëndetin e konsumatorëve.
Ose nje megaskandal, ose nje supermashtrim!! Mbetet per tu pare.?! Para disa ditesh ne nje studim te AFI, gjysma e mostrave te qumeshtit vendas te analizuara dolen me aflatoksine. Aflatoksina eshte substance kancerogjene e fuqise shume te larte, e pa zberthyeshme dhe rezistente ndaj perpunimit termik. Prania e saj ne qumesht dhe nenprodukte eshte rrezik shume i madh per shendetin e konsumatorit. MB dhe AKU duhet te bejne urgjent publike fermat apo subjektet prodhuese te ushqimeve te ndotura , te bllokojne prodhimin dhe te terheqin urgjent nga tregu produktet e perlyera. Sa me pare dhe menjehere!!! Nderkohe AFI te beje publike rezultatet e analizave, metodat e analizes dhe laboratoret e references qe i kane kryer ato. Nese kjo nuk ndodh atehere prokuroria te nis hetimin e menjëhershëm dhe te percaktoje përgjegjësite ose eventualisht mashtrimin sic ka ndodhur me pare ne dem te prodhuesve vendas, per te favorizuar importe
shkruan Panariti.
Siguria ushqimore është shpallur një nga prioritetet e qeverisë, ndërkohë që pasuesi i Panaritit në detyrë, Niko Peleshi, ka deklaruar se situata është shumë problematike. Sipas tij ka probleme edhe me kapacitetet e kontrollit, pa folur për korrupsionin e agjencive që kanë detyrimet në këtë drejtim. Njoftimi i ish-ministrit vjen një ditë pasi ai u akuzua në Parlament për dhënien e tokave bujqësore familjarëve të Klement Balilit në kohë kur ishte në detyrë.
Add new comment