Partia Komuniste e Kinës, korporatë mbi të gjitha korporatat
Ja një lajm “allosoj” nga Kina. Revista “Diplomat” shkruante dje në një përmbledhje të vetën, për një situatë të pazakontë ku janë vendosur kompanitë e huaja që operojnë në Kinë. Sipas tyre, Partia Komuniste po kërkon të perfshijë njerëz të vet në strukturat menaxhuese të tyre, diçka që është e papranueshme. Kompainitë e huaja kanë ngritur zërin, madje në muajin korrik të këtij viti, ato u mblohën për të diskutuar situatën e krijuar. Por më shumë nga të gjithë, shqetësimin e kanë ngritur gjermanët me përfaqësitë e tyre kryesore, Delegacionin e Industrisë dhe Tregëtisë Gjermane në Kinë, që përfaqëosn Bashkimin e Dhomave Gjermane të Industrisë dhe Tregëtisë në Kinë.
Në një deklaratë të vëtën, ky organizëm shpreh shqetësimin për këto që po ndodhin duke nënvizuar ndër të tjera se:
Ne besojmë se kompanitë e huaja investuese përgjithësisht nuk duhet t’u kërkohet që të promovojnë zhvillimin e ndonjë partie politike brenda strukturave të kompanisë. Ne kemi vënë re se vendimet e biznesit që merren pa ndërhyrjen e jashtme janë një bazë e fortë për inovacion dhe rritje. Nëse këto përpjekje për të influencuar do të vazhdojnë, atëherë nuk përjashtohet që kompanitë gjermane mund të tërhiqen nga tregu kinez apo të rikonsiderojnë strategjitë e investimeve
Revista shkon më tej, kur shkruan se nuk është vetëm kjo arsyeja e asaj që po ndodh. Ligjet kineze sanksionojnë të drejtën e Partisë Komuniste që të ngrejë strukturat e veta pranë punonjësve, madje duke detyruar kompanitë që të krijojnë kushte për këtë. Por një raport i “Reuters” I muajit korrik, vinte në dukje se një përpjekje tjetër, kësaj radhe e partnerëve kinezë të kompanive europiane, është ajo që shqetëson më shumë. Sipas këtij raportimi, partnerët kinezë të kompanive të përbashkëta po kërkojnë të amendojnë marrëveshjet duke synuar përfshirjen në menaxhim të njerëzve të mandatuar nga PKK-ja. Është një përpjekje që nuk bazohet në ndonjë ligj apo dokument zyrtar dhe si e tillë ajo mbetet e paatakueshme në nivel juridik.
Pala kineze ka mohuar të ketë një synim të këtillë, ndërkohë që Global Times, gazetë proqeveritare, citohet të ketë shkruar në një editorial të vetin se
synimi nuk është shënjestrimi i kompanive të huaja, por zbatimi i parimeve të partisë në shoqëri, që do të jetë në të mirën e shëndetit të tyre afatgjatë
Interesi që luhet në lojë është shumë i madh, pasi askush nuk ka ndërmend të humabsë apo tërhiqet nga një treg si Kina. Përfaqësuesi i “Siemens” citohet të jetë shprehur se “mund të pranohet krijimi i celulave partiake në firma të huaja, ato nuk duhet të kërkojnë që të përfshijnë anëtarë partie në rolet ekzekutive”.
Shqetësimi është krejt atipik për nga llogjika e biznesit, ndërkohë që pala kineze është treguar shumë korrekte me shifrat dhe pretendimet e veta: sipas të dhënave zyrtare Partia ka ngritur struktura në 70% të 106 000 kompanive të huaja që operojnë në këtë vend.
Add new comment