Meta i jep një dorë Gruevskit, thirrje partive shqiptare të mos e braktisin

Postuar në 21 Nëntor, 2017 12:46

I ndodhur në Maqedoni që prej së hënës, Presidenti shqiptar Ilir Meta është takuar edhe me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

Në një njoftimin e presidencës, takimi cilësohet si i veçantë, edhe për faktin se Gruevski tashmë mban statusin e kryetarit të opozitës. Nga biseda nuk jepen më shumë detaje, por sipas njoftimit “në takimin e veçantë me kryetarin e opozitës maqedonase (VMRO-DPMNE), Nikolla Gruevski u theksa rendësia qe ka roli i  opozitës ne te gjitha proceset euro-integruese te Maqedonise”.

Që prej zgjedhjeve të fundit parlamentare, ish-kryeministri maqedonas u përball me një aneksim nga faktori ndërkombëtar, kryesisht ai Perëndimor që u rreshtua hapur në mbështetje të ish-kreut të opozitës Zoran Zaev. Gruveski përballet me akuza të forta politike nga kundërshtarët e tij dhe përflitet si një nga politikanët që do të shohë qelinë e burgut për çështje të korrupsionit dhe aferave gjatë qeverisjes së tij.

Në të kaluarën me të tilla akuza është ndeshur edhe Ilir Meta, ndonësë më pas Gjykata e shpalli të pafajshëm për përgjimin e publikuar nga ish-ministri Dritan Prifti. Edhe në takimet me krerët e partive shqiptare Meta, theksoi rendësine qe ka bashkëpunimi i te gjithë faktoreve politike ne Maqedoni per integrimet euro-atlantike dhe sigurine rajonale.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.